Telegrafi

Duterte këndon një këngë dashurie, thotë se e bëri me kërkesë të Donald Trump! (Video)

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte këndoi këngën filipinase të dashurisë “Ju”, dhe siç thuhet me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Këtë veprim, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, Duterte e kishte bërë gjatë samitit ASEAN në Manila.

“Zonja dhe zotërinj, e kam kënduar pa paralajmërim me kërkesën e Komandantit Suprem të SHBA-ve”, citohet të ketë thënë Duterte.

E siç thuhet më tej, një pjesë e tekstit të këngës, në përkthim nga gjuha filipinase, thotë: “Ju jeni drita e botës sime, gjysma e kësaj zemre iu përket juve”.

Këtë këngë, Duterte thuhet se e këndoi në një duet me këngëtaren e njohur vendase Pilito Korales. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lBoMsLSP55s