Site icon Telegrafi

Duterte “ka probleme” edhe me Zotin, e quan “budalla”!

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka ngjallur polemika në vendin mbizotërues katolik pasi e ka quajtur Perëndinë “budalla”.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një deklaratë të tillë, Duterte e ka bërë të premten mbrëma gjatë një fjalimi në qytetin e tij jugor Davao.

“Adami hëngri (frutin e dijes), atëherë doli keq. Kush është ky Perëndi budalla?”, citohet të ketë thënë ai.

Lexo po ashtu Duterte për seksin me prezervativ: Njëjtë si të hash një karamele me gjithë mbështjellëse!

“Ky djalë i një b *** është budalla nëse është kështu. Ju keni krijuar diçka të përsosur dhe pastaj mendoni për një ngjarje që do ta tundojë dhe shkatërrojë cilësinë e punës tuaj”.

Mes kritikave mbi deklaratat e Duterte, zëdhënësi presidencial Harry Roque i kërkoi publikut të pranonte që udhëheqësi priret të përdorë një gjuhë të fortë kur shpreh bindjet e tij.

Lexo po ashtu Duterte ndryshon mendje, dikur e quante “budalla” sot thotë se Kim Jong-un është “idhulli” i tij

“Kjo është besimi personal i presidentit”, ka thënë Roque. “Ne jemi të lirë të besojmë në fenë dhe gjithashtu jemi të lirë të mos besojmë në fenë. Presidenti ka besimet e tij personale shpirtërore”.

Kjo nuk është hera e parë kur Duterte bën deklarata dhe po ashtu edhe veprime kontroverse. /Telegrafi/

Exit mobile version