Site icon Telegrafi

Dustin Tavella shpallet fitues i “America’s Got Talent”

Foto: Dustin Tavella/ American's Got Talent

“America’s Got Talent” ka kurorëzuar një tjetër fitues.

Dustin Tavella, 35 vjeç, është shpallur fituesi i sezonit të 16-të të “America’s Got Talent” mbrëmjen e së mërkurës, shkruan CNN.

Tavella është magjistari i tretë që ka fituar ndonjëherë këtë spektakël. Ai u largua me një çmim prej 1 milion dollarësh dhe do të mbajë shfaqje në Las Vegas.

Foto: Dustin Tavella/News Desk

Aidan Bryant doli në vendin e dytë, i ndjekur nga komediani Josh Blue.

Pas shfaqjes, gjyqtarja Heidi Klum tha për People se fitorja e sezonit të 16-të do të jetë “e mahnitshme” për të ardhmen e Tavella dhe familjes së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga America's Got Talent

“Jam shumë e lumtur. Do të isha i lumtur për cilindo nga këta njerëz që keni parë në atë skenë sepse ata janë fantastikë. Ju dashuroheni me ta pasi i kemi parë dhe i njihni gjithnjë e më shumë. Për të gjithë. Por, ju e dini, Justin mori shumicën e votave, kështu që unë jam shumë i lumtur për të”, u shpreh Klum. /Telegrafi/

Exit mobile version