Pjesëmarrësit e Programit S2ABC Project për Administratën Sportive kanë vizituar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Para tyre, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka treguar për Planin Strategjik 2021-25 të FBK-së.
Pjesëmarrësit janë njohur me këtë Plan Strategjik, si dhe kanë lavdëruar FBK-në për realizimin e këtij plani, që e kanë pak federata në Evropë, sidomos në Ballkan.
Ata gjithashtu kanë parë nga afër me punën që bëhet në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe stafin që punon në FBK.
Në këtë Program, Artina Hasani, si Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, është përfaqësuese nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ndërsa marrin pjesë 30 përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane.
Pjesëmarrësit e programit nga 11 deri më 13 mars do të qëndrojnë në Kosovë, ku sot do të mbahet diplomimi.
Tri modelet kryesore janë: Menaxhimi i Projektit, Financa dhe Burimet Njerëzore.
S2ABC financohet nga programi Erasmus+ Sport i BE-së (2022) “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit” dhe zgjat nga janari 2023 deri në mars 2024.