Dushko Veskovski është emëruar në postin e drejtorit të përgjithshëm në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimet” – Shkup.
Siç njoftojnë nga ndërmarrja, më 2 maj ishte publikuar konkursi për zgjedhje të drejtorit gjeneral në këtë ndërmarrje, ndërsa para disa ditësh është bërë emërimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas përfundimit të afatit ligjor për dorëzimin e aplikimeve, kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, emëroi Vasko Veskovskin për drejtor të përgjithshëm të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet”./Telegrafi/