Telegrafi

Dushica-Bajrami largohet nga Nisma Socialdemokrate

Zëvendës ministrja në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Valdete Dushica-Bajrami, ka thënë se më nuk do të jetë pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate.

Dushica-Bajrami këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social në Facebook, ku ndër të tjera tha se rrugëtimin e filloi në këtë parti si dhe është krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti.

“Falemnderit secilës e secilit për angazhimin dhe përkrahjen tuaj. Gjithashtu, dua të falenderoj Kryetarin Limaj që për këto 7 vite jo që ka qenë Kryetar i Partisë por edhe një mentor për mua në politikë. Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës. Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve falemnderit për përkrahje e shumë suksese tutje”, ka thënë Dushica-Bajrami. /Telegrafi/