Site icon Telegrafi

Dushi i nxehtë mund t’ju shkaktojë alergji dhe probleme tjera atyre që kanë lëkurë të thatë

Beautiful woman standing at the shower

Ata që kanë probleme me lëkurën e thatë e dinë sa e rëndësishme është kujdesi ndaj saj, dhe trajtimi i duhur i lëkurës me kushte të tilla.

Akademia Amerikane e Dermatologjisë ka theksuar rëndësinë e ndryshimit të temperaturës së dushit për kujdesin ndaj lëkurës së thatë.

Siç thonë ata, dushi i nxehtë e dëmton lëkurën edhe më shumë dhe shkakton irritim, andaj duhet të bëni kujdes të shtuar për këtë gjë.

Disa sapunë e thajnë edhe më shumë lëkurën dhe në vend të riparimit të saj, shkaktojnë efekte anësore.

Madje, sipas eksperimenteve dhe analizave që i kanë kryer ata, bëhet e ditur se dushi i nxehtë mund t’ju shkaktojë edhe pasoja alergjike.

Bëni dush të shkurtë me ujë të vakët, por assesi me ujë të nxehtë.

Exit mobile version