Telegrafi

Dushi: Lipjani i fitoreve të LDK-së

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi ka thënë se qyteti i Lipjanit e ka konfirmuar sot qëndrueshmërinë përballë atyre që duan të bëjnë eksperimente në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Dushi tha se qytetarët e kësaj komune e kanë pritur me entuziazëm vizitën e kandidatit për kryeministër të LDK-së, Avdullah Hoti bashkë me kandidatët për deputet.

“Lipjani, Kryetari Ahmeti, dhe qytetarët e kësaj komune, sot priten plot entuziazëm e besim Kryeministrin Hoti dhe kandidatët e LDK-së për deputetë. Lipjani i fitoreve të LDK-së edhe sot konfirmoi qëndrueshmërinë përballë atyre që me vendin tonë dëshirojnë të bëjnë eksperimente ideologjike të shekullit të kaluar”, shkruan Dushi në Facebook. /Telegrafi/