Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi është duke vazhduar tubimet me qytetarë.
Dushi ka thënë se Dega e LDK-së në Prishtinë ka dëshmuar se LDK do të triumfojë bindshëm.
“Dega e Dytë e LDK-së ‘Qyteti i Vjetër’ në Prishtinë, sonte dëshmoi se më 14 shkurt Lidhja Demokratike e Kosovës, falë besimit të qytetarëve, do të triumfojë bindshëm”, ka shkruar ai në Facebook.
Dushi ka numrin 45 në listën zgjedhorë të LDK-së. /Telegrafi/