Pavarësisht nga kjo se a dëshironi dush të ngrohtë apo të ftohtë, gjithsesi rekomandohet që para përfundimit të dushit të lëshoni ujë të ftohtë! Në këtë mënyrë poret mbyllen, pastaj lëkura mbrohet nga papastërtitë.
Uji i ngrohtë është i mirë, sepse hap poret dhe mundëson në mënyrë të efektshme pastrimin e trupit.
Megjithatë, dushi i ftohtë ka një sërë përparësish. Para së gjithash, nxit metabolizmin e trupit. Kur uji i ftohtë prek lëkurën ajo tkurret. Gjaku qarkullon nga brenda dhe kështu forcon qarkullimin e trupit, transmeton Telegrafi.
Uji i ftohtë gjithashtu rinon trupin dhe zvogëlon nivelin e stresit. Ndikon në qetësimin e lëkurës së irrituar apo të djegur nga dielli, pastaj në normalizimin e frymëmarrjes.
Sa u përket flokëve, uji i ftohtë zvogëlon elektricitetin, pengon thyerjen dhe dëmtimin, pastaj u jep shkëlqim të veçantë. Megjithatë, është mirë të jeni të kujdesshëm.
Dushi i ftohtë nuk u rekomandohet personave të cilët kanë probleme me qarkullimin e gjakut dhe me zemrën. Njësoj vlen edhe për personat e moshës mbi 45 vjeç.
Dushi me ujë tepër të ngrohtë, sado që të jetë i këndshëm, i ka anët negative. Mund të ndikojë “shumë” në nerva, pastaj në shfaqjen e plogështisë dhe trullosjes, i zhduk vajrat natyrore nga fytyra dhe dobëson tretjen.
Dushi tepër i ngrohtë than flokët, por edhe mund ta bëjë edhe lëkurën të vrazhdë dhe të shkaktojë të kruara.
Ju intereson mendimi i ekspertëve? Temperatura ideale e ujit për të bërë dush është ajo as e ftohtë as e ngrohtë – përafërsisht dy gradë më e lartë se temperatura e trupit tuaj! /Telegrafi/