Telegrafi

Dush në mëngjes apo në mbrëmje

Avantazhet e dushit në mëngjes
1. "Shpëtuat" nga kafja. Dushi në mëngjes nxit qarkullimin e gjakut duke u zgjuar më mirë se kafja e tretë që do të pini.
2. Lehtëson tensionin muskulor. Jeni zgjuar me dhimbje në qafë? Uji i ngrohtë bën që muskujt e kontraktuar të lirohen (edhe më mirë nëse bëni pak tendosje në dush).
3. Për lëkurën e yndyrshme është më i mirë. Dushi ju pastron yndyrën e lëkurës, ndërsa gjithashtu bllokon poret nga hyrja e pluhurit.

Avantazhet e dushit në mbrëmje
1. Ju ndihmon të qetësoheni. Dushi pasi i keni përfunduar gjithë angazhimet e ditës ju ndihmon në lehtësoni stresin dhe të ulni presionin e gjakut.
2. Do të flini më shpejt. Uji i ngrohtë.shkruan Anabel, nxit çlirimin e melatoninës, e cila e rikujton trupin se ora e gjumit është afër.
3. Do t’i mbani çarçafët e pastër. Edhe tek personi më i pastër në botë pluhuri akumulohet. Një dush në mbrëmje do t’i mbajë çarçafët tuaj "xixë". /Telegrafi/