Telegrafi

Durrës, vetura përplas për vdekje këmbësorin dhe përfundon në kanal

Një këmbësor humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”.

Nga policia thonë se viktima është një 52-vjeçar. Ai u përplas nga një automjet që drejtohej nga një i rri 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, si viktima ashtu sikurse edhe automjeti përfunduan në një kanal anës rrugës.

“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, tha policia në një njoftim për mediat./tvklan.al/