Site icon Telegrafi

Durrës, vdes pushuesi italian

67-vjeçari italian, Renato Sela, i ardhur në Durrës për pushime, ndodhej në banesën e tij kur papritur është ndjerë keq.

Pushuesi është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të qytetit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës, raportoi BW.

Policia tha se shkaqet e vdekjes do të përcaktohen pas autopsisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore./Telegrafi/
 

Exit mobile version