Site icon Telegrafi

Durrës: Babë e bijë mbyten në det

Thellohet tragjedia në Durrës. Pas babait, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit edhe vajza 9-vjeçare.

Babë e bijë ishin futur për t’u larë në det. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Rrushkullit.

Më herët ndërroi jetë 44-vjeçari, ndërsa vajza u dërgua në spitalin e Durrësit. Fatkeqësisht vogëlushja nuk ka arritur të mbijetojë.

“Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe”, njoftoi policia.

Exit mobile version