Site icon Telegrafi

Durrës, prokuroria çon në gjyq të akuzuarin për pastrim parash

Sipas prokurorisë, Flamur Dedja, është marrë si i pandehur pasi dyshohet se ka ndërtuar një biznes me të ardhurat e dyshimta të përfituara nga djemtë e tij Adriatik dhe Klodjan Dedja, të cilët janë akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, në Itali.

I pandehuri, ka blere një sipërfaqe toke prej 3832 m2, në fshatin Xhazotaj, Durrës, si dhe ka investuar në ndërtimin e objektit dy katësh, ku ka ngritur veprimtarinë ekonomiko-financiare Bar-Restorant, me vlere mbi 200.000 euro, ndërkohë që, nuk ka pasur asnje aktivitet ekonomiko-financiar për të justifikuar investimin në këtë objekt.

Gjithashtu, ai dyshohet se në vitin 2009, pas fillimit të hetimeve ndaj tij, pa mundur të justifikonte investimet e bëra, ka hartuar në emër të tij deklarata noteriale fiktive për t’i paraqitur paratë e shpenzuara për investimet e bëra si të marra hua nga shtetas të ndryshëm, raportoi BW.

Procesi gjyqësor ndaj tij pritet të nisë së shpejti./Telegrafi/ 
 

Exit mobile version