Telegrafi

Durrës, prishen ndërtesa, hapet rruga për në Porto Romano

Fadroma synon të çlirojë sipërfaqen ku do të kalojë rruga e re që do të lidhë autostradën Tiranë-Durrës me Porto Romanon, ku do të ndërtohet parku energjitik dhe njëkohesisht kampusi universitar.

Fillimisht banorët u mblodhën për të kundërshtuar shembjen e objekteve, por prania e forcave të shumta policore ëerkrah inspektorëve të ndërtimit ka bërë që ata të tërhiqen, megjithëse nuk ka munguar debate për shpronësime të padrejta, raportoi TCH.

Shumica e objekteve të planifikuara për prishje janë objekte në ndertim dhe në proces legalizimi, ndërsa të tjera janë shpronësuar./Telegrafi/