Site icon Telegrafi

Durrës, policia kufitare ndalon të kërkuarin nga UNMIK

53-vjecari, Idriz Murati, lindur në Podujevë të Kosovës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mbajtje, trafikim, prodhim, transport të pa autorizuar të armëve”.

Ai ishte dënuar me 1 vit burg nga autoritetet e drejtesisë në Kosovë, pasi në korrik të vitit 2008, është kapur nga oficerët e shërbimit doganor në Pikën e Kalimit Kufitare të Vërmicës, pasi iu gjetën në mjetin me të cilin udhëtonte një sasi e konsiderueshme municioni dhe një pushkë Remington, raportoi BW.

Ndaj shtetasit Idriz Murati është marrë masa e arrestit, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës./Telegrafi/
 

Exit mobile version