Site icon Telegrafi

Durrës, një 75 vjeçar hidhet nga kati i shtatë i ndërtesës

Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 75-vjeçar është hidhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tch/

Exit mobile version