Besnik Gega me banim në Durrës, është arrestuar në flagrancë pasi në lagjen 17 të këtij qyteti, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin tip nissan, përplasi një kalimtar i identifikuar si S.H., i moshës 74-vjeçare, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Durrësit.
Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Telegrafi/