24 vjeçari Junxhi Guza u zu në pritë mëngjesin e sotëm nga persona të paidentifikuar në hyrjen e pallatit ku banonte dhe me pas është goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Si pasojë e sulmit, Guza mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rreth orës 19.00 të mbrëmjes së sotme në spitalin rajonal të Durrësit, raportoi BW.
Policia tha se ende nuk ka identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje dhe se po punohet për zbardhjen e motiveve të krimit./Telegrafi/