Viktima është Hysen Korriku, 46 vjeç, nga Preza e Tiranës, i cili ndodhej me pushime në gjirin e Lalzit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar nëse shkak i vdekjes ka qenë një sëmundje zemre apo asfiksia nga mbytja në ujë.
Që nga fillimi i këtij sezoni ky është rasti i katërt i humbjes së jetës nga mbytja në det, në plazhet e qarkut të Durrësit./Telegrafi/