Telegrafi

Durrës- Kukës, prodhimet shqiptare në tregun kosovar

Nga Divjaka, çdo ditë nisen drejt Kosovës mbi 25 tonë produkte bujqësore, kryesisht bostan. Tregtarët që më së shumti vijnë nga Prishtina thonë se hapja e rrugës Durrës-Kukës, ka nxitur shumë zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve, e në këtë kohë, kryesisht në prodhimet bujqësore të Myzeqesë.

Fermerët e Divjakës thonë se për herë të parë pas shumë vjetësh, nuk u mbetet më prodhim pa u shitur dhe se në krahasim me një vit më parë, shitja është trefishuar. Prodhimet e kësaj zone, po eksportohen edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Poloni e Hungari.

Por ky vit ka shënuar një rritje të ndjeshme të vëllimit të eksportit drejt Kosovës dhe tregtarët e dy vendeve e lidhin këtë fakt, me hapjen e autostradës që lidh dy vendet. /klan/