Telegrafi

Durrës-Kukës, hapet galeria jugore e tunelit të Kalimashit

Deri në këtë kohë sipas numrit dy të Transporteve, do të punohet për përforcimin e shtresave në të cilat ka pasur probleme me qëndrueshmërinë e masiveve shkëmborë. Noka garanton cilësinë e punimeve dhe siguri maksimale në vijim për trafikun në këtë tunel.

Tuneli në kalimash 5.5 kilometra i gjatë, ka qenë pjesa më e vështirë nga pikëpamja inxhinierike në të gjithë autostradën Rrëshen-Kalimash. Trafiku për automjetet në tunel, u ndërpre tetorin e kaluar për arsye sigurie dhe pritet të rihapet sërish brenda 2 muajve të ardhshëm.