Telegrafi

Durrës-Kukës, Berisha e Erdogan presin shiritin

Kryeministri Berisha e cilësoi si një ditë historike, inagurimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Ai e quajti autostradën si korridori i miqësisë dhe i bashkëpunimit.

“Sot inaguroj korridorin e kombit. Inaguroj autostradën Rrëshen-Kalimash e cila, përbën veprën më të madhe pas anetaresimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës për mbarë kombin shqiptar”, tha kryeministri Berisha në fjalën e tij në podiumin e ngritur në hyrje të një mbikalimi të autostradës.

Ai i shprehu mirënjohje të thellë homologut turk, Recep Tayyip Erdogan për pranimin e ftesës e cila është shenjë e solidaritetit dhe miqësisë mes dy vendeve.

Tuneli- tha Berisha- do të shndërrohet në faktor të madh të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal. “Qytetarë të Kosovës ju sot merrni një shpërblim të madh për luftrat tuaja për liri dhe dinjitet kombëtar. Korridoi i kombit është dëshmia e madhe e madhështisë së lirisë e ndërtuar këtu në terrenin ndofta më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që prej 15 vitesh renditej ndër më të varfrit në botë”.

Kryeministri turk Erdogan nga ana e tij tha se autostrada është një kryevepër, një nismë e madhe insfrastrukturore e ndërtuar nga një firmë turke, Bechtel Enka.“Kjo rrugë është e rëndësishme dhe kryevepër shumë e madhe. “Jemi krenarë që është realizuar një vepër e tillë në një terren të tillë malore në Shqipërinë tonë mike e alate”- tha Erdogan gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Kryeministri turk u shpreh i bindur se parteriteti mes dy vende do të vazhdonte dhe do të forcohej më shumë ndërsa ftonte investitorët turq të hapnin biznese ne Shqipëri.“Ne jemi të gatshëm te bëjmë cdo gjë për dhe të ndihmojmë për mirëqënien dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës” -shtoi Erdogan 

Mungon Thaçi

Kryeministri kosovar Hashim Thaci mungon në ceremoninë e përurimit të një njërit krah të autostradës Durrës-Kukës-Morinë e cila po zhvillohet këto momente në hyrje të mbikalimit të parë të kësaj autostrade.

Zyra e medias pranë Kryeminsitrit shqiptar Sali Berisha bën të ditur se shkak i mungesës së Hashim Thacit është agjenda e tij, për të cilën kishte planifikur një udhëtim në SHBA. Por në agjendën e publikuar online në faqen zyrtare të kryeministrisë kosovare nuk është shënuar as ceremonia e autostradës Durrës- Kukës-Morinë dhe as vizita në SHBA.

Punimet për këtë autostradë nisën mbi dy vjet më parë. Për segmentin Rrëshen- Kalimash, një ndër më të vështirët e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, ku përfshihet dhe tuneli Thirrë-Kalimash, i ndërtuar në një terren shkëmbor, punoi firma amerikano-turke Bechtel-Enka.

Durrës-Kukës Morinë do të shkurtojë me 65 kilometra distancën Shqipëri-Kosovë. Nga 330 që ishte distanca Tiranë-Prishtinë, me përfundimin e kësaj rruge ajo do të jetë 265 kilometra dhe më së shumti atë e shkurton tuneli Thirrë- Kalimash, më i madhi në Ballkan. Përgjatë autostradës Durrës- Kukës-Morinë janë ndërtuar 29 ura, më e larta e të cilave është 80 metra. /TCH/Balkanweb/