Drejtorit i Tatim-Taksave, Shëlqim Fortuzi, tha se këtyre subjekteve iu janë konfiskuar mallrat për arsye se kanë qenë të paliçensuara.
“Në bazë të ligjit të ri çdo subjekt i cili gjendet i paliçensuar, automatikisht i konfiskohet malli”, tha Drejtori i Tatim-Taksave, raportoi BW.
Në këto hotele janë konfiskuar mallra të ndryshme si pajisje, ushqimore, por edhe çadra e shezlonge të vendosura përpara tyre.
Ndërkohë, mbrëmjen e të martës, gjatë një aksioni blic në plazhin e Durrësit të ndërmarrë nga drejtoria e Tatim-Taksave e Durrësit në bashkëpunim me atë të Tiranës, u vendosën gjoba në hotele për shkak të mungesës së kuponit tatimor tek klientët e hoteleve. “Pra për çdo dhomë hoteli, ku pronari nuk ka lëshuar kuponin tatimor gjoba është 100 mijë lekë, në rast të dytë apo të tretë gjoba dyfishohet”, shtoi zoti Fortuzi.
Aksioni, i cili ka disa ditë që zhvillohet në zonën bregdetare të Durrësit, kryhet për të shmangur evazionin fiskal dhe për të disiplinuar të gjitha subjektet e biznesit turistik./Telegrafi/