Site icon Telegrafi

Durrës, kanosi biznesmenin, arrestohet 28 vjeçari

Artur Tarja, u kap në flagrancë nga Struktura Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë Durrës, kur po tërhiqte një shumë parash që ia kishte përcaktuar në formë “ gjobe” biznesmenit.

Organet e policisë thanë se autori i veprës penale u kap në flagrancë kur po i dorëzohej shuma prej 2.000.000 lekësh, për përfitimin e së cilës kishte detyruar me anë të  kanosjes e dhunës shtetasin me inicialet N.B., 49 vjeç, banues në Durrës./Telegrafi/

 

Exit mobile version