Policia në Durrës ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në det një shtetas S.SH, banues në Shkup.
Nga Policia thonë se viktima është i moshës 65 vjeçare, transmeton KosovaPress.
Në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.