Site icon Telegrafi

Durrës, gjendet në det kufoma e një gruaje të mbytur

Gruaja, ende e paidentifikuar është e moshës rreth 40- 45 vjeçe, është e gjatë 150 cm dhe në momentin kur është gjetur e mbytur mbante të veshur një xhup të bardhë.

Dyshohet se gruaja mund të jetë hedhur nga ura dhe më pas rryma e ka çuar 200- 300 metra më tutje, ku është parë dhe nga marinarët e një anijeje, të cilët njoftuan edhe policinë./Telegrafi/
 

Exit mobile version