Site icon Telegrafi

Durrës, gjenden dy persona të mbytur në det

Dy kufoma janë gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm në det, në qytetin e Durrësit, njëri në zonën e Currilave dhe tjetri në Porto Romano.

I pari ishte shtetasi A.K., 72-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në plazhin e Currilave, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Kufoma e dytë u regjistrua pak orë më vonë, në zonën e Porto Romanos, ku paraprakisht bëhet fjalë për një pushues, që ishte duke u larë në det, transmeton Top Channel.

Identiteti i viktimës së dytë nuk është zbuluar ende nga policia, që ka mbërritur në vendngjarje.

Foto: Ilustrim

Exit mobile version