Site icon Telegrafi

Durrës, foshnja lind pa gjuhë, prindërit apel për ndihmë

 

Lindja me gjuhë shumë të pazhvilluar, është një anomali e rrallë që nuk është ndeshur më parë në maternitetin e Durrësit. Rasti i pare i regjistruar në këtë spital dhe mungesa e eksperiencës, i ka gjetur përpara mungesës së zgjidhjes bluzat e bardha.

Në këto kushte prindërit e një foshnje të sapolindur, që shfaqi një anomali të tillë, kërkojnë ndihmën e ministrisë së Shëndetësisë për dërgimin në një klinikë të specializuar, për të garantuar një jetë normale për fëmijën e tyre.

“E kena vizitu çunin dhe na thanë se mund të shërohet. Ne kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë me na ndihmu për ta çuar jashtë. Ata duhet të interesohen”, tha babai i fëmijës Enkeled Koçi.

Babai i të porsalindurit thotë se jashtë shtetit, ka shpresa se vogëlushi ka mundësi transplanti të gjuhës.

Kërkesa për ndihmë e prindërve të foshnjës së lindur me anomali të rrallë në gjuhë, vjen pas konsultës me mjekët specialistë të QSUT-së në Tiranë, të cilët thanë se vetëm në klinika jashtë vendit, mund të realizohet ndërhyrja.

Exit mobile version