Telegrafi

Durrës, eksportet tejkalojnë importet

“Në muajin e parë të këtij viti janë eksportuar 172.523 ton mallra, përballë 138.934 ton importeve. Mineralet dhe çimento janë dy produktet vendase që kanë më shumë akses në tregun rajonal dhe botëror dhe kontratat e prodhuesve me portin detar janë një siguri më shumë për vijueshmërinë edhe gjatë vitit 2011”, thanë burme nga drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Portual.

Për herë të parë sasia e mallrave që janë nisur me anije dhe tragete nga Durrësi drejt porteve simotra në Mesdhe dhe më gjerë ka qenë më e lartë se sa mallrat e importit.

Tashmë porti detar shfrytëzon me efikasitet dhe në mënyrë të balancuar të gjithë gjatësinë e kalatave prej 2.200 metra linear, jo vetëm në terminalin e kontejnerëve, por edhe në krahun perëndimor dhe atë lindor të tij. Në secilën nga këto dy hapësira përpunohen mesatarisht 1.100-1.600 ton në ditë, më një rritje prej 30-50 për qind krahasuar me një vit më parë. /Telegrafi/