Burime nga policia bënë të ditur se efektivi i arrestuar është 41-vjeçari Arben Voci, i cili punonte prej kohësh në institucionin e paraburgimit në Durrës.
Mësohet se akuzat kundër Vocit lidhen me ngjarjen e 27 qershorit të këtij viti, kur në një nga qelitë e paraburgimit u zbulua një sasi e vogël kokaine dhe kanabis sativa.
Pas një hetimi disa mujor u arrit të dokumentohej lidhja e policit të paraburgimit me shpërndarjen e kësaj lënde narkotike. /news24/bw/telegrafi/