Zjarret ranë në të njëjtën kohë duke rrezikuar banesat në këto zona, dhe përfshinë; Katundin Rinina pranë bregdetit, pyjet e Maminasit, zonën e Currilave, zonën e Plepave, Sukthin dhe fshatin Pjeshkë, pranë Shijakut.
Zjarrëfikëset shkuan menjëherë në zonat e përfshira nga flakët dhe shuan 5 vatra të zjarrit, ndërkohë që zjarri në Maminas vazhdon ende, dhe shuarja e tij është e vështirë për shkak të terrenit. Banorët e zonës po përpiqen të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.
Dyshohet se shkak për zjarret ishin rrufetë që kanë rënë mesditën e sotme si pasojë e përkeqësimit të motit. /Telegrafi/