Policia tha se u arrestua një 45 vjeçar, banues në Viarego- Itali, me shtetesi e kombësi italiane, të cilit iu sekuestruan lëndë narkotike që kishin si destinacion Italinë.
Policia tha se “gjatë kontrollit të ushtruar në pjesë të ndryshme të automjetit të tij tip Volvo me targa BL 319 CR, u gjetën të fshehura 35 pako të mbështjella me natriban transparent, brenda të cilave gjendej një sasi prej 17 kq e 116 gram lëndë bimore narkotike Kanabis Sativa”.
Policia nisi hetimin dhe proçedurat për ndjekje penale./Telegrafi/