Site icon Telegrafi

Durrës, 3 nën pranga për mallra kontrabandë

Mallrat ishin me prejardhje nga Bari, Itali dhe ishin porositur në disa subjekte tregtare italiane. Pas kontrollit ka rezultuar se, përveç ujit mineral dhe pijeve freskuese, (të deklaruara për zhdoganim), në trajler ishin ngarkuar gjithashtu, zbutesh rrobash, çaj S.Benedeto 1.5 lit, litra, “shampo”, makarona’’, letër duarsh”, ilaç rrobash”, qumësht”, ilaç enësh, dhe birra “Heineken”, të cilat nuk ishin deklaruar për zhdoganim.

Kështu, është tentuar shmangja e detyrimit doganor në një shumë deri në 1.6 milionë lek, raportoi Panorama.

Pas arrestimit të njërit prej pronarëve të mallit, ky i fundit ka bashkëpunuar me policinë duke zbuluar të gjithë skemën e kontrabandës.

Sipas Prokurorisë në total janë 6 persona nën hetim, ku dy prej tyre i fshihen ndjekjes penale./Telegrafi/
 

Exit mobile version