Aksidenti ka ndodhur në aksin Hamallaj- Durrës, ku nga përplasja e një kamionçine dhe një makine tip “Benz” ka humbur jetën, Bajram Hamelli, raportoi Panorama.
Mësohet se drejtuesi i kamionçinës është larguar nga vendngjarja, ndërsa katër personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë transportuar menjëherë për në spitalin e Durrësit.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në aksidentin tragjik, ndërsa policia është në kërkim të drejtuesit të kamionçinës./Telegrafi/