Site icon Telegrafi

Duro thotë se e kishte menduar debutimin me fitore në krye të Dritës

Drita fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 1-0, duke ia shkaktuar kështu humbjen e parë sezonale skuadrës nga kryeqyteti.

Kështu trajneri Shpëtim Duro debutoi me fitore me bardhekaltër nga Gjilani.

Trajneri nga Shqipëria u shpreh i lumtur për fitoren dhe e pranoi se e kishte menduar një sukses të tillë edhe para ndeshjes.

Lexo po ashtu Josa: Ishte ndeshja më e mirë e sezonit, por gabuam në pasimin e fundit

“Për çdo trajner dhe për mua është mirë kur e fillon debutimin në një ambient tjetër me fitore”.

“Jemi realist dhe ishte një situatë jo pozitive, Drita vinte nga katër humbje dhe mos të harrojmë ishte kampione në fuqi”.

“Kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë, por e rëndësishme është se e kisha menduar këtë takim edhe mos ta kumbisnim”, ka thënë Duro pas ndeshjes për media.

Ndeshja e ardhshme e Dritës është kundër Gjilanit, ajo tani renditet në vendin e 10 me gjashtë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version