Feronikeli nuk ka arritur të marrë me shumë se një barazim në ndeshje me Drenicën në Skenderaj.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, me golat e Marko Simonovskit dhe Kreshnik Ukës.
Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, u shprehu i kënaqur me paraqitjen, por jo edhe me rezultatin.
“Bëmë një super paraqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit. Jam i kënaqur, pavarësisht që nuk morëm tre pikët e plota”.
“Fatin e kemi kundër, por ne nuk do të dorëzohemi, do mundohemi ta ruajmë distancën me kundërshtarët tanë dhe ta rrisim atë përse jo”.
“Kemi dominuar gjithë ndeshjen dhe kemi merituar fitoren, por ky është fati ynë, ndonjëherë edhe ne duhet bërë diçka që ta shtyjmë fatin në anën tonë”, ka thënë Duro. /Telegrafi/