Sot bëhet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinetin e ministres.
“Sot (11 shtator 2017), ora 14:00, bëhet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinetin e ministres.
Ministrja Vlora Dumoshi do t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën Ministrit të ri, Kujtim Gashi.
Mediat do të marrin vetëm pamje nga kjo ceremoni”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/