Lazio është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të majtë të Real Betisit, Riza Durmishi.
Dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit shqiptar për 6.5 milionë euro.
Lojtari që e përfaqëson Danimarkën ka ndodhet në Itali dhe gjatë të enjtes do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore – bën të ditur Calciomercato.it.
Pos marrëveshje mes dy klubeve, edhe 24-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me klubin e tij të ardhshëm.
Në edicionin e kaluar, Durmishi shënoi dy gola dhe dhuroi tri asistime në 24 paraqitje në La Liga.
Ai u transferua te Betisi në vitin 2016 nga Brondby për dy milionë euro.
Durmishi rrjedh nga Akademia e klubit danez, ndërsa për ekipin senior ka luajtur gjatë viteve 2013-2016.
Njëherësh, mbrojtësi ka qenë pjesë e ekipeve të të gjitha grupmoshave të Danimarkës, ndërsa ka regjistruar edhe 23 paraqitje për ekipin A. /Telegrafi/