Telegrafi

Durmishi pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë 

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Riza Durmishi është lënduar në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit, por lëndimi si duket nuk është serioz.

Lazio ka humbur ndeshjen e grupeve ndaj skuadrës gjermane me rezultat të thellë 4-1.

Përveç humbjes si skuadër, Lazio ka humbur edhe shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Durmishi.

Lexo po ashtu Rrogat e lojtarëve shqiptarë në Serie A për sezonin 2018/19

Durmishi ka pësuar një lëndim të dorës apo më saktë krahut të tij për shkak të një përplasje me Danny da Costa të enjten mbrëma.

Ky lëndim bëri që reprezentuesit danez të largohet nga loja pas vetëm 16 minutave.

Është vet mbrojtësi i Lazios, i cili ka theksuar se do të kthehet më i fortë pas këtij lëndimi.

Lexo po ashtu Tare: Nuk hezituam të nënshkruanim me Durmishin

“Gjithmonë mbështetuni te Zoti. Përpara Lazio! Do të kthehem më i fortë”, ka shkruar Durmishi në Instagram.

Faqja e internetit e gazeterit të njohur italian Gianluca Di Marzio raporton se danezi ka lënduar bërrylin e tij të djathtë dhe do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij. /Telegrafi/