Telegrafi

Durmishi: OBRM-PDUKM duhet të bisedojë me faktorin ndërkombëtar për ndryshimet kushtetuese

Besar Durmishi nga VLEN nuk tregoi afatet që ky koalicion ka për realizimin e ndryshimeve kushtetuese me OBRM-PDUKM-në.

Durmishi në “Daily Click” tha se OBRM-PDUKM-ja duhet të bisedojë me deputetët e saj dhe faktorin ndërkombëtar.

“OBRM-PDUKM duhet të bisedon me deputetët e saj dhe faktorin ndërkombëtar. ne nuk jemi naivë politikë, pasi që ndryshimet kushtetuese bëhen me 2/3. 58 deputetë i ka OBRM-PDUKM, pjesë e programit e kemi integrimin në BE, ku duhet bërë ndryshimet kushtetuese.

Është kërkesa e jona, duhet t’i bindë qytetarët dhe votuesit e vet, por edhe deputetët. Që RMV pavarësisht dallimeve politike dhe etnike, ka vetëm një rrugë, vetëm një alternativë, dhe ajo është që të integrohet në BE përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha Durmishi.