Site icon Telegrafi

Durmishi: Ndaj kryqit në Kodrën e Diellit do të veprohet njëjtë sikurse ndaj 5 mijë objekteve ilegale

Besar Durmishi nga Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se tashmë kanë pranuar aktvendimin e inspektoratit të ndërtimit, se kryqi në Kodrën e Diellit është pa leje dhe duhet të rrënohet, transmeton TV21.

Megjithatë Durmishi nuk e thotë troç se a do ta rrënojnë kryqin në Kodrën e Diellit. Ai shton se ndaj kryqit do të veprohet njëjtë sikurse ndaj 5 mijë objekteve ilegale në Tetovë.

“Po, nga Inspektorati komunal kemi marrë njoftim se ka vendim për prishjen e kryqit. Gjithashtu ka vendim për prishjen edhe të mbi 5 mijë objekteve ilegale dhe Komuna e Tetovës do ta trajtojë edhe këtë objekt pa leje si gjithë objektet tjera të ndërtuara pa leje”, tha Durmishi.

Dërgoi akuza se me këtë kryq, BDI, LSDM dhe OBRM-PDUKM tentuan të nxisin urrejtje ndëretnike.

Exit mobile version