Site icon Telegrafi

Durmishi: Janë publikuar dy thirrje publike për mbështetje financiare për rritjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe për pajisjen e laboratorëve

Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli sot dy thirrje publike në përputhje me Programin për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024.

Siç publikoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sivjet për këtë program janë siguruar gjithsej 32.500.000 denarë ose 530.000 euro subvencione për kompanitë.

“Kompanitë nga sot mund të aplikojnë për dy masa dhe të marrin mbështetje financiare, edhe atë: Thirrje publike për mbështetje për rritjen e konkurrentësisë së subjekteve afariste nga industria përpunuese – zhvillimi i subjekteve afariste, zhvillimi i produkteve dhe zhvillimi i tregut; Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të laboratorëve Për thirrjen publike për mbështetje për rritjen e konkurrentësisë së subjekteve afariste nga industria përpunuese – zhvillimi i subjekteve afariste, zhvillimi i produkteve dhe zhvillimi i tregut, janë parashikuar 6,500,000 denarë”.

“Në thirrjen publike, mund të aplikojnë kompanitë nga industria përpunuese që kanë të paktën 5 persona të punësuar, dhe që nuk kanë marrë mbështetje financiare nga shteti për aktivitetin e njëjtë në dy vitet e kaluara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës kompenson pjesën e shpenzimeve në shumën prej 50% të shpenzimeve të dëshmuara të kërkuesit, por jo më shumë se 300.000,00 denarë. Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për laboratorët janë siguruar gjithsej 3.000.000 denarë”, thonë nga ministria.

Exit mobile version