Mbrojtësi i majtë shqiptar, Riza Durmishi, që luan për Danimarkën, ka arritur në kryeqytetin italian për të kryer testet mjekësore te Lazio.
Është përforcimi i radhës i Lazios, i vënë në dispozicion të Simone Inzaghit, i cili është gati ta përqafojë Riza Durmishin.
24-vjeçari danez (me origjinë shqiptare) vjen nga Betisi.
Ai në sezonin e kaluar ka luajtur 24 ndeshje (një ndeshje të Copa del Rey).
Durmishi ka shënuar dy gola dhe ka dhenë tre asistime.
Ai konsiderohet si i guximshëm në driblime.
Mbrojësi i majtë ka 23 paraqitje ndërkombëtare në Danimarkën, por që nuk është ftuar në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/