Andre Onana po vazhdon me gabime, derisa Manchester Unitedit i ka mbaruar durimi për portierin kamerunas.
Manchester United raportohet se është i interesuar për nënshkrimin e portierit të Real Madridit, Andriy Lunin.
Sipas SPORT , skuadra e Ligës Premier e sheh atë si një zëvendësues të mundshëm të Andre Onanës.
Lunin e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në Real Madrid si rezervë, por e zgjati kontratën deri në vitin 2030 shtatorin e kaluar.
Pavarësisht mundësive të kufizuara, ai ka bërë përshtypje sa herë që i jepet rasti.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore. SPORT raporton se United po monitoron nga afër situatën e tij teksa vlerëson opsionet e tyre të portierit.
Lëvizja mund të jetë e mundur për shkak të agjentit të Lunin, Jorge Mendes, i cili ka lidhje të forta me klubin anglez. /Telegrafi/