Telegrafi

Durant do të mund të luajë vetëm në finalen e madhe të NBA-së

Steve Kerr, trajneri i Golden State Warriors, konfirmoi se Kevin Durant do të humbasë pjesën tjetër të serisë kundër Houston Rocketsit në kuadër të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore.

Basketbollisti vetë është lënduar në ndeshjen e pestë dhe, për fat të mirë, ai nuk e thyer tendin e Akilit, por ishte një ndrydhje e lehtë e muskujve.

“Ne morëm lajme të mira. Ai pati një dëmtim të ngjashëm më parë dhe pas kësaj reagoi mirë”, tha fillimisht trajneri.

“Ne jemi të zhgënjyer që nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë seri dhe nëse do të jemi në finale, ai mund të kthehet në fushë”, tha Kerr.

Theksojmë se ‘luftëtarët’ kanë tri fitore kundrejt dy humbjeve me teksasianëve në këtë fazë të garave.

Ndryshe, këto dyja skuadrat do të takohen gjatë ditës së shtunës rreth orës 03:00 të mëngjesit. /Telegrafi/