Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Skuadrat tanimë po luajnë ndeshjet e fundit dhe qëllimi është të sigurojnë një pozitë sa më të mirë në tabelë për të gjetur kundërshtarët që duan në ‘Play-Off’.
Pheonix Suns ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, pasi ka mposhtur Denver Nuggets me katër pikë diferencë 119:115.
Ka qenë një ndeshje shumë e baraspeshuar, kur në fund të saj u vendos fituesi.
Kevin Durant ishte më i miri në këtë duel me 29 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Chris Paul që shtoi 25 të tjera, si dhe dyshja Ayton e Booker që realizuan 16 respektivisht 15 pikë.
Bruce Brown ishte më efikasi te mysafirët me 31 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/