Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Brooklyn Nets e ka marrë vetën dhe ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi pas një starti katastrofal.
Të udhëhequr nga Kevin Durant, Nets kanë marrë fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Charlotte Hornets me katër pikë diferencë 94:98.
Durant ishte më meritori për këtë fitore pasi dha kontribut me 27 pikë, tetë kërcime e dy asistime.
Me lojë të mirë te fituesit u treguan edhe Thomas me 21 pikë, derisa dyshja Claxton e Mills shtuan nga 11 pikë.
Vlen të theksohet se Nets kishin mungesa të mëdha në këtë sfidë pasi nuk u paraqiten lojtarët si Kyrie Irving, Ben Simons e Warren.
/Telegrafi/