Telegrafi

Durant refuzon pagë vjetore 31 milionë euro, dëshiron një aventurë të re në basketboll

Kevin Durant (Foto by Vaughn Ridley/Getty Images/Guliver)

Kevin Durant, dy herë kampion dhe një nga basketbollistët më të mirë të NBA-s, gjatë ditës së martë (1 korrik) do të bëhet lojtar i lirë.

Siç shkruan ESPN, basketbollisti amerikan ka refuzuar një ofertë të skuadrës ku luan, Golden State Warriors, i cili i ka ofruar një pagë vjetore prej 31,5 milionë eurove për të vazhduar bashkpunimin.

Lojtari aktualisht është duke u shëruar pas një dëmtimi të ligamenteve të këmbës së djathtë dhe thuhet se do të humb pjesën më të madhe të sezonit.

Durant dhe menaxheri i tij, Rich Kleiman, siç ka mësuar rrjeti kabllor amerikan, aktualisht gjenden në New York ku po shqyrtojnë disa prej alternativave që kanë në dispozicion.

Raportohet se 32-vjeçari ka në dispozicion oferta të majme nga skuadrat e tilla, si New York Knicks, Brooklyn Nets dhe Los Angeles Clippers.

Lexo po ashtu Dhjetë yje të NBA-s do të jenë lojtarë të lirë: Nga Durant e Leonard deri te Thompson

Basketbollisti është duke pritur një ofertë prej 164 milionë eurove, e cila do ta mbante edhe katër vjet si lojtar aktiv në ligën elitare amerikane.

Ndryshe, Warriros kanë kërkuar që lojtari të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare, e cila së bashku me bonuset do të bëjë që lojtari të fitojë 221 milionë euro. /Telegrafi/